Sekuestrohen celularët e dy drejtuesve të lartë/ BKH, zbarkon në Agjencinë e Mjedisit

Sekuestrohen celularët e dy drejtuesve të lartë/ BKH, zbarkon në Agjencinë e Mjedisit

15:43, 27/09/2023
A+ Aa A-

Byroja Kombëtare e Hetimit pas aksionit në Ministrinë e Infrastrukturës është vendosur në aksion për të zbuluar raste e korrupsionit, kësaj radhe pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Sipas burimeve të News24 mësohet se janë sekuestruar dy celularë të drejtuesve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Mësohet se njëri prej telefonave të sekuestruar i përket drejtorit N.P, ndërsa tjetri shefes së Sektorit V.Gj.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit drejtohet nga Arta Dollani dhe është institucion në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco