Policia e Kosovës kap një agresor të plagosur në Banjskë, mendohet të jetë serb

Policia e Kosovës kap një agresor të plagosur në Banjskë, mendohet të jetë serb

18:00, 24/09/2023
A+ Aa A-

Një person i plagosur është transportuar nga policia e Kosovës pas përplasjeve në veri të vendit. Në pamje duket se ai u soll me një makinë të blinduar dhe më, pas u transportua me një ambulancë.

Personi i plagosur ishte me uniformë ushtarake, por nuk u përket forcave të Kosovës. Një nga të pranishmit tha se i plagosuri bërtiste në gjuhën serbe: “Më dhemb këmba”.

Më pas u transportua edhe një tjetër i plagosur nga ana e agresorëve. Flitet se policia e Kosovës ka hyrë në manastirin e Banjskës ku gjendej grupi i armatosur. Zyrtarisht thuhet për 3 të vrarë dhe 1 të arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco