Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në Kashar, por flakët përfshinë një sipërfaqe toke me ullinj! Arrestohet 55-vjeçari

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në Kashar, por flakët përfshinë një sipërfaqe toke me ullinj! Arrestohet 55-vjeçari

17:02, 24/09/2023
A+ Aa A-

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë si autor i dyshuar i zjarrëvënies në një vend mbeturinash në Kashar.

Sipas Policisë, dyshohet se pas ndezjes së zjarrit për djegien e mbeturinave, flakët u përhapën për shkak të erës dhe u dogj një sipërfaqe me ullinj dhe bimë të ndryshme.

Ndërkohë Policia apelon të gjithë banorët që të mos ndezin zjarre pasi do të përballen me ligjin.

Reagimi i Policisë:

Tiranë-Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në Kashar, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, zjarri u përhap dhe dogji një sipërfaqe toke me ullinj dhe bimë të ndryshme, Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e zjarrvënies.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kashar, ka rënë zjarr, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të zjarrvënies.

Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi O. M., 55 vjeç, banues në Kashar, i cili ditën e sotme ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat në tokën e tij, dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit e si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj dhe bimë të ndryshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërive, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco