SYRI TV/ Banorët e Zall Herrit në protestë, kërkojnë shtrimin e rrugës, ankesa edhe për mungesë uji e ndotje

15:07, 22/09/2023
A+ Aa A-

Banorët e disa fshatrave në zonën e Zall Herrit kanë vijuar sërish protestën këtë të premte për mungesën e rrugës dhe ujit të pijshëm. Ata akuzojnë Bashkinë se prej vitesh nuk ka kryer asnjë investim në zonë, ndërsa kërkojnë të ketë inspektime edhe për guroret dhe digën e Liqenit të Bovillës që sipas tyre janë rrezik për Tiranën. Banorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave në rast mosreagimi.

Syri tv

Banorët e fshatrave Zall Herr, Pinar, Priskë e Vogël dhe Herraj janë mbledhur sërish në protestë këtë të premte për të kërkuar shtrimin e rrugës dhe furnizimin me ujë të pijshëm. Prej më shumë se dy javësh ata protestojnë për mungesën e infrastrukturës, por ende nuk kanë pasur asnjë reagim nga organet kompetente. Teksa pohojnë se Bashkia e Tiranës prej vitesh nuk ka kryer asnjë investim në këtë zonë, ata theksojnë se as nga njësia administrative Zall Herr nuk kanë asnjë përgjigje.

Problematikë për banorët janë edhe guroret të cilat u kanë dëmtuar banesat. Madje një prej banorëve tregon se ka pasur raste që është rrezikuar edhe jeta e fëmijëve. Ata kërkojnë që të inspektohet edhe diga e liqenit të Bovillës, duke thënë se paraqet rrezik të madh për kryeqytetin dhe zonën përreth nëse do të këtë raste të shpërthimit për shkak të sasisë së madhe të ujit.

Banorët paralajmërojnë se në rast se nuk merren masa për zgjidhjen e situatës,  protestat do të përshkallëzohen./Gaz: F. Çela, Op: M. Dervishi, Mont: L. Islamaj/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco