VIDEO/ ‘Samiti i drogës’, si trafikanti shqiptar ‘El Gordo’ organizoi takimin e bosëve në Kolumbi!

VIDEO/ ‘Samiti i drogës’, si trafikanti shqiptar ‘El Gordo’ organizoi takimin e bosëve në Kolumbi!

09:10, 22/09/2023
A+ Aa A-

Narkotrafikanti shqiptar Besnik Nikolli alias Niko ose “El Gordo” ra në prangat e policisë Kolumbiane muajin e kaluar, por duket se nuk do të jetë “vetëm” në qeli.

I konsideruar si një nga bosët më të mëdhenj të drogës, ai u ndoq nga e Dijín (Drejtoria e Investigimit Kriminal dhe Interpol), ku u mësuar se kokat e krimit në Kolumbi kishin organizuar një “samit”, e iniciuar nga shqiptari.

Trafikantët e drogës u takuan në veri të kryeqytetit kolumbian, për të mbyllur marrëveshje me aleatë të ndryshëm. Por automjetet që përdornin dhe shumat e parave që lanë në vendet që vizituan ishin gabimet kryesore të bosëve që lejuan autoritetet të kapnin gjashtë prej tyre ditët e fundit.

Falë infiltrimit të një prej hetuesve të Dijín-it në atë takim, u identifikuan disa bosë të huaj, mes tyre edhe disa shqiptarë. Samiti i tyre që zgjati tre ditë, ku arritën të realizojnë planin për disa dërgesa droge jashtë vendit, madje kërkonin të eliminonin ndërmjetësit për të blerë drogën në Kolumbi dhe në këtë mënyrë ta çonin më lehtë në Evropë.

Pas arritjes së marrëveshjes për dërgimin e 1 ton kokainë në Francë ata vendosën të festojnë. Shkuan në një nga lokalet e natës në Santa Marta dhe Besnik Nikolli urdhëroi mbylljen e tij për klientët e tjerë duke e vënë në shërbim të vetëm bosëve të drogës. Ky ishte edhe gabimi pasi tërhoqi shumë vëmendje tek autoritetet që deri në atë moment nuk e dinin ku po zhvillohej “Samiti i drogës”.

Pas takimit ata u kthyen në strehëzat e tyre të fshehta, por nuk e dinin që po ndiqeshin në çdo lëvizje nga policia derisa u arrestuan./tch/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco