Lajmi i fundit

LIVE/ Strukturat e PD takim në Bulqizë

Plagosi efektivin e ‘Shqiponjave’/ “Fshihet në Tiranë, lëviz në këmbë”, policia në kërkim të 42-vjeçarit,

Plagosi efektivin e ‘Shqiponjave’/ “Fshihet në Tiranë, lëviz në këmbë”, policia në kërkim të 42-vjeçarit,

10:07, 21/09/2023
A+ Aa A-

Klered Bozhani, personi që plagosi mbrëmë efektivin e forcave Shqiponja ndodhet ende në arrati. Gazetari Igli Çelmeta në një lidhje live për News24 deklaroi se autori i dyshuar i plagosjes së efektivit Edlir Alleshi, është larguar me këmbë nga vendi i ngjarjes dhe i armatosur me pistoletë, ndërsa mendohet se është fshehur në kryeqytet.

I cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë, Bozhani, mendohet se mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë. Duke iu referuar policisë, Çelmeta raporton se autori i dyshuar i ngjarjes, është parë sërish duke lëvizur në këmbë, por më pas nuk kanë mundur ta lokalizojnë.

Dyshohet se Bozhani ka precedent më mëparshëm penal në Itali dhe se është në gjendje depresive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco