Vijon arratia e 42-vjeçarit që plagosi policin në Tiranë, shoqërohet në komisariat i vëllai

Vijon arratia e 42-vjeçarit që plagosi policin në Tiranë, shoqërohet në komisariat i vëllai

08:24, 21/09/2023
A+ Aa A-

Policia akoma nuk ka prangosur 42-vjeçarin  që plagosi me armë zjarri efektivin, Edlir Alleshi.

Autori Klered Bozhani dyshohet se ndodhet në Tiranë, ndërsa mësohet se në komisariatin nr. 4 është shoqëruar vëllai i tij, i cili mund te perdoret për të negociuar për dorëzimin ne polici.

Ngjarja ndodhi pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet mbrëmjen e sotme, teksa 42-vjeçari Bozhani qëlloi me një plumb në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi.

Efektivi i plagosur i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia bënë me dije se autori dyshohet se ka lidhje me persona me të shkuar kriminale në zonë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco