Vlorë/ Arrestohen 6 persona me precedentë, 2 prej tyre me pistoleta me 'plumb në gojë'

Vlorë/ Arrestohen 6 persona me precedentë, 2 prej tyre me pistoleta me 'plumb në gojë'

22:35, 18/09/2023
A+ Aa A-

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia gjatë një aksioni në qytetin e Vlorës.

Sipas njoftimit të policisë u arrestuan 6 anëtarë të një grupi kriminal, me precedent të mëparshëm kriminal, të cilët sipas policisë, do kryenin vrasje kundër personit, me armë zjarri.

2 prej të cilëve u kapën në flagrancë në një lokal, me 2 pistoleta të gatshme për qitje.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit

Angazhim maksimal i strukturave të Policisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale.

📍Në Vlorë, ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve, në bazë të inteligjencës policore, parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me disa armë zjarri. Policia vuri në pranga 6 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal, 2 prej të cilëve u kapën në flagrancë në një lokal, me 2 pistoleta të gatshme për qitje.

📍Në Shkodër, Policia vuri në pranga poseduesin e një arsenali lënde shpërthyese tritol, ganata, kapsolla detonatore etj,  i cili në momentin e ndërhyrjes nga Policia, u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë narkotike që kishte kultivuar në afërsi të banesës së tij.

✅Gjatë 2 operacioneve, u sekuestruan në total: 1 armë zjarri automatik, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 31 kallëpe tritoli, 110 metër fitil zjarrpërcjellës, 18 granata dore, 13 ndezës të unifikuar, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë e dhjetra bimë kanabis të kultivuara.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në Vlorë, u arrestuan 6 anëtarë të një grupi kriminal, me precedent të mëparshëm kriminal, të cilët sipas policisë, do kryenin vrasje kundër personit, me armë zjarri.

2 prej të cilëve u kapën në flagrancë në një lokal, me 2 pistoleta të gatshme për qitje.

Ndërkohë, sipas policisë, në Shkodër, është vënë në pranga poseduesi i një arsenali lënde shpërthyese tritol, ganata, kapsolla detonatore etj,  i cili në momentin e ndërhyrjes nga Policia, u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë narkotike që kishte kultivuar në afërsi të banesës së tij.

Në kuadër të dy operacioneve, policia ka sekuestruar në total: 1 armë zjarri automatik, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 31 kallëpe tritoli, 110 metër fitil zjarrpërcjellës, 18 granata dore, 13 ndezës të unifikuar, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë e dhjetra bimë kanabis të kultivuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco