SYRI TV/ Operacioni i koduar 'Tempulli', burg 29 shpërndarësve të drogës

19:05, 15/09/2023
A+ Aa A-

Arrest në burg caktoi Gjykata e Tiranës për 29 të arrestuarit e parë të të arrestuarve në kuadër të operacionit tempulli, ndërkohë që pjesa tjetër do dalin para togave të zeza ditët në vijim. Vetëm në Tiranë ka shkuar në mbi 90 numri i personave të arrestuar, shumica dërrmuese e tyre të rinj, student, të papunë apo personazhe komike të rrjeteve sociale. Operacioni me 296 urdhër arreste i trumbetuar nga autoritetet, nuk ka asnjë bos krimi apo trafikant me peshë në rrjetë, e çuditëtrisht as të deklaruar zyrtarisht në kërkim.

SYRI TV

Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest në burg për grupin e parë të personave që u arrestuan në kuadër të operacionit të Koduar “Tempulli”, i cili u trumbetua nga policia dhe Ministria e Brendshme si goditja e 23 grupeve kriminale. 

Këtë të premte para togave të zeza dolën 29 persona, ndërsa evidentohet fakti se bëhet fjalë për mosha kryesisht të reja, të papunë apo stundent, por ka edhe nga ata që njihen në komunitetet e tyre apo në rrejtet sociale, e në shumicën e rasteve rezultojnë të jenë vetë konsumues të kanabisit.

Ndërkohë që në total ka arritur në 90 numri i personave të arrestuar vetëm në Tiranë, nga mbi 250 urdhër arreste të ekzekutuara në gjithë vendin, ditët në vijim pritet të dalin para gjykatës personat e tjerë të arrestuar. Mes të cilëve janë 4 femra, njëra prej tyre shtatzënë, si dhe dy burra të moshuar. Për këta 6 persona thonë burime nga Prokuroria e Tiranës do kërkohet masë më e butë se arresti në burg. Operacioni që kisghte në total 296 masa sigurie për të ekzekutuar, u finalizua me 214 arrestime, teksa numri shtohet çdo orë, por mbeten ende disa dhjetëra persona në kërkim. Policia ka sekuestruar kokainë heroinë, kanabis, dhe ekstazi të ardhur nga Kanadaja, shuma të konsiderueshme parash, automjete dhe municione.

Në një kohë që droga vinte deri edhe nga Kanadaja, me çmime në treg të larta e kosto transporti, në pranga përfunduan vetëm shpërndarësit, që në shumë raste kanë pranuar avokatë kryesisht, teksa kokat e grupit jo vetëm që nuk janë arrestuar, por nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për identifikimin e tyre.

Pjesa më e madhe e shpërndarësve të drogës, përdorinin taksi dhe motorrçikleta që të mos kapeshin nga policia. Operacioni është në vijim, teksa përveç shtimit të numrit të personave të prangosur në Tiranë, arrestime janë kryer edhe në Vlorë, Elbasan, Korçë e Durrës. 1541 është numri i personave të ndaluar, arrestuar apo proceduar në një afat kohor prej 8 muajsh që kur se ka nisur hetimi rreth këtij aktiviteti.

Të arrestuarit:

1. Rruzhdi Peposhi

2. Xhemal Gjoka

3. Manuel Heti

4. Roberto Algjoni

5. Erison Ponari

6. Besmir Hardhiaj

7. Marius Kodra

8. Ergys Dizdari

9. Serxhio Sina

10. Samuel Muka

11. Bledar Metohu

12. Dushi Spahiu

13. Dario Coclli

14. Orges Veliaj

15. Leonard Dajti

16. Ferdinant Qordja

17. Flamur Algjoni

18. Fatjon Haxhiaj

19. Kristiani Karaxhuku

20. Klaud Kalemi

21. Sefedin Meminaj

22. Kosteljo Xeka

23. Florenc Pushi

24. Ersi Pushi

25. Faik Kurti

26. Gerti Hoxha

27. Emiljano Doku

28. Roland Mora

29. Edison Canaj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco