Zbutja e akuzës pas aktekspertizës, avokatët kërkojnë lirimin e anëtarëve te fisit Rraja

Zbutja e akuzës pas aktekspertizës, avokatët kërkojnë lirimin e anëtarëve te fisit Rraja

13:06, 14/09/2023
A+ Aa A-

Avokatët e anëtarëve të fisit Rraja i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës me kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ata pretendojnë se akt-ekspertiza e mjekut ligjor Elton Seranit, konkludon se nuk ka patur plagosje të rëndë të kushërinjve Bilbil e Jashar Maja, e për këtë duhet të ketë një masë më të butë sigurie ndaj klientëve të tyre, tre prej të cilëve Andi Rraja, Ineidi Rraja dhr Eni Kullaj që ndodhen në burg dhe 4 në kërkim me masën e arrestit në burg në mungesë, përkatësisht Xhelal, Rexhep, Flamur e Klajdi Rraja.

Sipas ankimimit të avokatëve, disa nga anëtarët e familjes Rraja janë futur në burg për tjetër vepër penale, ndërsa po hetohen për një vepër penale më të lehtë, që parashikon dënimin me gjobë deri në 2 vite burg. 

Por kur ende Prokuroria e Tiranës, nuk ka përfunduar hetimet, dhe mbetet ende varianti që akuzat të ndryshojnë sërish, duke qenë se të mërkurën janë caktuar 3 ekspert të rinj mjeko-ligjor për të ribërë ekspertizën, bie në sy, qoftë në deklarimet publike, por edhe në materialet hetimore që ka parë Syri Televizion, se nuk adresohet një tjetër vepër penale që ngrihen dyshime të arsyeshme të jetë kryer, ajo e tentativës së vrasjes, pasi dhuna mund të kishte edhe pasoja të rënda për jetën.

Në pamjet që janë publikuar, duket qartë dhuna me pasoja të rënda, ç’ka në ekspertizë përshkruhen si thyerje gjymtyrësh apo kockash të kokës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco