Operacioni anti-drogë/ Mbi 200 të arrestuar, goditen 23 grupe kriminale në vend

Operacioni anti-drogë/ Mbi 200 të arrestuar, goditen 23 grupe kriminale në vend

12:16, 14/09/2023
A+ Aa A-

233 persona kanë përfunduar në pranga në operacionin antidrogë të finalizuar mëngjesin e kësaj të enjteje në vend.

Në një konferencë për shtyp, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, tha se fokusi i operacionit të koduar “Tempulli” ishte goditja e shpërndarjes së drogës në afërsi të shkollave, por edhe ambienteve të tjera.

Në total, Rrumbullaku tha se janë lëshuar 296 masa sigurie dhe janë kontrolluar 356 ambiente të ndryshme. Prej tyre, janë ekzekutuar 214 masa sigurie, 19 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 82 persona janë shpallur në kërkim.

Sipas Rrumbullakut, një pjesë e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të 23 grupeve kriminale, në qytete si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani e Vlora.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar lëndë narkotike si kokainë, heroinë, kanabis, armë zjarri, vlera monetare të konsiderueshme, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco