Bushkolaj: Prokuroria e Tiranës veproi pas reagimit të opinionit publik, dhuna nga fisi Rraja duhet të zbardhet e plotë

19:45, 13/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV me moderatoren, Armela Ferko për të hedhur dritë mbi hetimet e prokurorisë së Tiranës për ngjarjen e fisit Rraja në Fushë-Krujë ishte gazetari i kronikës, Elkier Bushkolaj.

Bushkolaj është shprehur se nëse ky hetim dot kalonte me dritë hijet e veta nga prokuroi e Tiranës për ngjarjen e fisit Rraja do të vinte në dyshim seriozisht besim te drejtësia dhe se ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në atë zonë do të mbeten pa zbardhur.

"Prokurori Basha i detyruar dhe nga opinioni publik ka kërkuar riekspertim gjë që do duhej ta bënte përpara se sa ta riformulonte akuzën në plagosje të lehtë dhe jo plagosje të rëndë e rëndë me dashje pasi u riformulua akuza prokuroria e Tiranës sqarojë se e gjithë akuza u formula mbi bazën e mjekut ligjor.

Tano do të kemi tre mjekë ekspert për të bërë verifikimet e duhura mjekësore për të nxjerrë një tjetër rezultat. Familja e Majës ka bërë pretendime se mjeku nuk e ka cilësuar si duhet plagosjen dhe se nuk janë dakort me atë që kanë firmosur në policinë e Krujës.

Ky është një rast precedent pasi rrahje të tilla kanë ndodhur dhe në zonën e Hamallajt dhe precedenti që krijon është shumë i rrezikshëm dhe vendos në seriozitet të gjithë prokurorinë e Tiranës. Nëse kjo çështje do të mbyllet me plagosje të lehtë mendoni se si do të përfundojnë ngjarjet e tjera që kanë ndodhur në atë zone edhe dot vinte në dyshim të gjithë punën e prokurorisë.

Duhet të kemi parasysh se ekspertiza e mjekut ligjor është e gjithë baza që do të ngrihen akuzat nëse do të jetë plagosje e lehët me 0-2 vite burg ose plagoje e rëndë nga 2 deri në 10 vite burg."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco