Po kujdesej për bimë narkotike, pranga 40 vjeçarit në Lezhë

Po kujdesej për bimë narkotike, pranga 40 vjeçarit në Lezhë

14:16, 13/09/2023
A+ Aa A-

Një 40 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Lezhës dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë mësohet se në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”. Është bërë i mundur kapja e një 40 vjeçari në momentin që po kujdesej për bimët narkotike.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni ëhstë shapllur në kërkim një tjetër shtetas, pasi në banesën e tij janë gjetur pompa që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 710 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco