EMRI/ U dhunua barbarisht, dëshmia e viktimës: Dy makina më prenë rrugën

EMRI/ U dhunua barbarisht, dëshmia e viktimës: Dy makina më prenë rrugën

13:41, 13/09/2023
A+ Aa A-

Një person është dhunuar me sende të forta këtë paradite në aksin Fushë Krujë-Thumanë.

Si pasojë e plagëve, ai është nisur drejt spitalit, ndërsa policia bën e dije se nuk dihet se kush është autori dhe se po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Burime bëjnë me dije për SYRI TV se Dorjan Përdoda është 32-vjeçari i dhunuar në Fushë Krujë.

I riu nga Lezha po udhëtonte në drejtim të Tiranës, kur 2 automjete i kanë prerë rrugën duke e i dalë njëra para, tjetra pas dhe prej tyre kanë dalë 6 apo 7 persona duke e dhunuar në pjesë të ndryshme të trupit.

Mësohet se 32-vjeçari është dëmtuar në shpatullë, brinjë dhe është çarë edhe në kokë për shkak të goditjeve me sende të forta.

Sipas të riut, ai as nuk e di as arsyen pse e kanë qëlluar dhe nuk i ka njohur edhe personat dhunues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco