I vëllai i akuzohet për vrasje, Buta dëshmon në Gjykatë

I vëllai i akuzohet për vrasje, Buta dëshmon në Gjykatë

12:17, 13/09/2023
A+ Aa A-

Reperi kosovar, Betim Januzit, i njohur me emrin e artit si Buta, ka dhënë dëshminë e tij në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ditën e martë, për gjyqin e vëllait të tij Qëndrim Januzi, i cili akuzohet për vrasjen e G.H, më 28 maj 2022. Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi për motive të dobëta pasi viktima i kishte djegur një makinë që dyshohej që ishte i të vëllait të këngëtarit. Por, Buta gjatë dëshmisë para gjykatës tha se makina ishte e tij dhe jo e vëllait të tij dhe se ishte djegur 3-4 muaj para ngjarjes. Gjithashtu shtoi se djegia e makinës nuk ishte motivi i vrasjes.

 “Rreth rastit të djegies së makinës, mediat kanë aluduar shumë për këtë pjesë, kjo më shumë është çështje mediatike, se unë e kam pasur makinën e siguruar full kasko dhe u dogj 3-4 muaj para rastit. Ka kaluar kohë e gjatë nga koha e djegies së saj, vëllai Qëndrimi ka thënë se tani i ndjeri ka qenë një prej të mundshmëve që e ka djegur, por kjo kurrë nuk është gjetur nga policia, kështu që nuk ka shance të jetë ky motivi, makina ka qenë e imja, vëllai im nuk ka qenë i dëmtuar, nuk ka qenë fare motiv djegia e makinës”, tha Buta.

Ai tha se në ditën e ngjarjes kishte pasur koncert në Prizren, ku kishte qenë së bashku me vëllain e tij Qëndrimin, i cili ishte edhe menaxheri i tij, ndërsa pas mesnatës ishin kthyer në Ferizaj.

“Për në Prizren jemi nisur diku nga ora 09:00, ndërsa më kujtohet që jemi kthyer rreth orës 00:00-00:30 pas mesnatës, dhe me t’u kthyer unë së bashku me Qëndrimin dhe me një person të quajtur Rinor, dhe si zakonisht ku e vendosim makinën atë natë ka qenë duke e drejtuar Rinori dhe ka marrë veprimin për ta vendosur në garazh tek kompleksi banesor SNA, e që unë në një distancë prej 10-15 metra nga dera e garazhdit e kam parë se ka qenë i ndjeri me dy persona të tjerë”, tha Buta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco