KAFE SHQETO/ Arrestimi i Encës e legalizimi i kanabisit në vend, Hajdarmataj: Qeveria po e përdor për show

KAFE SHQETO/ Arrestimi i Encës e legalizimi i kanabisit në vend, Hajdarmataj: Qeveria po e përdor për show

11:04, 13/09/2023
A+ Aa A-

 

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e djehsme këngëtaren Ruenca Haxhiaj, e njohur në fushën e muzikës si Enca. Ka qënë komisariati nr.1 që pasi mori informacione për kultivim kanabisi në vazo lulesh, ushtroi kontroll në vilën e Haxhiajt në Lundër ku i gjeti disa vazo të mbjella me kanabis. 

I ftuar ditën e sotme për të diskutuar më shumë rreth kësaj teme ishte Arben Hajdarmataj, ish-drejtuesi i Policisë, i cili u shpreh se arrestimi i këngëtares u përdor nga policia e shtetit si një armë mediatike për të bërë show.

Pjesë nga biseda:

Ola: Zihet vendi sepse u arrestuar Enca me 5 vazo cannabis sativa, ndërkohë kur i gjithë vendi është i mbuluar nga kjo e fundit. Po reklamohet policia në një farë mënyrë apo po luftohet droga?

Arben Hajdarmataj: "Ato pesë bimë tani do të thosha që janë një armë mediatike që po përdor policia e shtetit dhe aq më tepër edhe mediat pranë qeverisë për të bërë show, siç është edhe vajza e showbizit, për pesë bimë që kanë gjetur në ballkonin e këngëtares. 

Siç e thatë edhe ju, ne fatkeqësisht jemi mësuar që të dëgjojmë lajme për përdorimin e lëndëve narkotike te adoleshentët madje do të thoja që mosha para-adoleshente po përdorin lëndë narkotike.

Ky është shqetësimi kryesor që ne si qytetarë dhe çdo prind që çon fëmijët në shkollë ka, pasi fëmija e tij mos mplekset më fëmijët të tjerë që e konsumojnë këtë lëndë narkotike. Realisht këtë pesë bimë në këtë ballkon nuk do të thonë asgjë, pas i kemi parë operacionet e policisë së shtetit sidomos në qytetet veriore, në territore të hapura por nuk kemi parë operacione të tilla në ambjente të mbyllura".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco