EMRI/ I vuri zjarrin tokës së tij, digjen pjesërisht 3 banesa, arrestohet 36 vjeçari në Finiq

20:11, 12/09/2023
A+ Aa A-

Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia pasi i vuri zjarrin tokës së tij dhe si pasojë janë djegur pjesërisht 3 banesa.

Sipas burimeve për SYRI-n, është arrestuar Mario Barzuka.

Ky shtetas dyshohet se më datë 11.09.2023, rreth orës 11:00, ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Livinë, bashkia Finiq dhe kur pa parë se zjarri po dilte jashtë kontrollit, është larguar.

Zjarri, i favorizuar nga era, mori përmasa dhe për pasojë u dogjën pjesërisht 3 banesa në fshatin Livinë.

Njoftimi i policisë/ Livinë, Finiq, Sarandë

Kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari që i vuri zjarrin tokës së tij, ditën e djeshme, dhe nga përhapja e flakëve u përfshi një sipërfaqe shumë e madhe, u dogjën pjesërisht 3 banesa dhe u rrezikuan disa të tjera.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Patrullës së Përgjithshme, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim M. B., 36 vjeç, banues në fshatin Livinë, Finiq.

Ky shtetas dyshohet se më datë 11.09.2023, rreth orës 11:00, ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Livinë, bashkia Finiq dhe kur pa parë se zjarri po dilte jashtë kontrollit, është larguar. Zjarri, i favorizuar nga era, mori përmasa dhe për pasojë u dogjën pjesërisht 3 banesa në fshatin Livinë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco