Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Tragjedi në Burrel/ 2-vjeçari ndërron jetë në spital, shfaqi probleme në kopsht

Tragjedi në Burrel/ 2-vjeçari ndërron jetë në spital, shfaqi probleme në kopsht

12:49, 11/09/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Burrel, ku një fëmijë 2 vjeç ka ndërruar jetë në spital. 

Vogëlushi është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat në kopsht.

Stafi, me anë të një mjeti privat, e ka dërguar në spital, por i mituri fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Mësohet se i mituri ishte ditë më parë me temperaturë dhe të vjella.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të hedhë dritë mbi ngjarjen.

NJOFTIMI ZYRTAR

Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeçare, në ambientet e çerdhes nr. 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e Spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco