Aksident i rëndë në Malësi të Madhe, humb jetën 68-vjeçari

Aksident i rëndë në Malësi të Madhe, humb jetën 68-vjeçari

20:44, 10/09/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë është regjistruar në Malësi të Madhe gjatë pasdites së sotme.

Sipas burimeve policore, bëhet me dije se si pasojë e aksidentit ka pasur një viktimë.

Ndërkohë Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 19:55, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin Ll. P., 68 vjeç (këmbësor). 

Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin K. S., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco