Makina godet këmbësorin në Rrugën e Kombit humb jetën 74 - vjeçari

Makina godet këmbësorin në Rrugën e Kombit humb jetën 74 - vjeçari

20:40, 10/09/2023
A+ Aa A-

Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin Kukës - Shishtavec, në kilometrin e 6 të.

Mendohet se një automjet ka goditur një kalimtar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Viktima është me iniciale H. B rreth 74 vjeç.

Aksidenti është shënuar në rrugën e kombit.

Kukës/informacion paraprak

Në autostradën Kukës-Morinë, në vendin e quajtur "Fushorja e Uzinë", automjeti që drejtohej nga shtetasi S. D.  60 vjeç, banues në Kosovë, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin H. B., rreth 74 vjeç,(këmbësor), i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit shtetasi S. D., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco