Himarë, kultivuan 31 bimë narkotike, arrestohen 2 shtetas

Himarë, kultivuan 31 bimë narkotike, arrestohen 2 shtetas

16:26, 10/09/2023
A+ Aa A-

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, krahas angazhimit maksimal për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, përgjatë sezonit turistik, si dhe në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë dhe me Prokurorinë e Vlorës, operacionin policor anticannabis të koduar “Lukova”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, i shtetasve V. K., 30 vjeç, banues në Lukovë dhe K. A., 26 vjeç, banues në Maliq.

Gjithashtu, si bashkëpunëtor për këtë veprimtari kriminale, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi R. M., 33 vjeç, banues në Lukovë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Lukovë, në pjesën e ullishtes dhe të zonës së pyllëzuar që gjendet mbi plazh, në një parcelë, kishin kultivuar 31 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Gjatë hetimit proaktiv këta shtetas u konstatuan në pamje filmike, teksa kujdeseshin për bimët narkotike.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasit F. V., 29 vjeç, banues në fshatin Piqeras, Himarë, dhe Sh. H., 37 vjeç, banues në Gjirokastër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco