Operacioni që goditi organizatën e kokainës, zbulohet 'koka' shqiptare e grupit në Europë

Operacioni që goditi organizatën e kokainës, zbulohet 'koka' shqiptare e grupit në Europë

14:57, 10/09/2023
A+ Aa A-
Në mars të këtij viti, operacioni “Hinterland” i Europol goditi një organizatë ndërkombëtarë të kokainës me shtrirje nga Brazili në Dubai. Procedurat e këtij mega-operacioni ndërkombëtar u fokusuan në Asunción, Paraguaj; Rio Grande do Sul, Santa Catarina, Paraná, Amazonas dhe Rondônia, nga Brazili, gjithashtu në Dubai, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë periudhës së hetimit, organizata e trafikut të drogës e përbërë nga Alvarenga ka kryer transaksione prej më shumë se 700 milionë dollarësh.

Operacioni Hinterland vendosi Rodrigo Alvarenga Paredes si një nga drejtuesit e organizatës së drogës në Paraguaj.

Në dy vite hetime u vërtetua se organizata kriminale ka lëvizur 17 ton drogë me destinacion Europën, nga të cilat 12 ton janë sekuestruar.

Media braziliane “O Globo” zbulon sot emrin e një shqiptari të përfshirë në këtë organizatë.

“Duke hyrë në mesazhet e Sky ECC, hetuesit gjetën blerësin kryesor të organizatës të drogës në Evropë: shqiptarin Armando Pacani, 39 vjeç, i lidhur me një klan në Ballkan, sipas PF (Federal Police). Ai përmendet si pronari i ngarkesës së dërguar përmes Afrikës Perëndimore. Të dhënat e imigracionit tregojnë se Pacani hyri në Brazil në janar 2019 dhe u largua në gusht 2020, me një fluturim të Emirates nga São Paulo në Dubai.

Pacani është në arrati. Europol dyshon se ai ndodhet në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një deklaratë, avokati i tij, Eduardo Maurício, deklaroi se klienti i tij është i pafajshëm dhe pretendoi se Operacioni Hinterland, urdhri i arrestit dhe përfshirja e tij në listën e kërkuar të Interpolit bazohen në prova të paligjshme që burojnë nga mesazhet telefonike në Sky ECC. Sipas Maurício, “kompania Sky ECC pretendon se autoritetet pushtuan softëerin e komunikimit në një mënyrë të paligjshme dhe abuzive, gjë që paraqet një shkelje të qartë të normave dhe parimeve kushtetuese, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të të gjitha provave”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco