Po transportonte 29 emigrantë me furgon, arrestohet 30 vjeçari në Korçë

Po transportonte 29 emigrantë me furgon, arrestohet 30 vjeçari në Korçë

14:14, 10/09/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 30 vjeçar nga Durrësi pasi u kap duke transportuar 29 emigrantë të paligjshëm. 

Sipas burimeve të policisë 30 vjeçari me iniciale F. Q. është banues në Durrës. 

Njoftimi/ DVP Korçë 

Finalizohet operacioni policor i koduar "Midnight 20", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.   

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin (furgon) me të cilin po transportonte kundrejt pagesës, 29 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.  

Sekuestrohen automjeti dhe 1 aparat celular.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Midnight 20". Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

-F. Q., 30 vjeç, banues në Durrës. 

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që do të transportonte kundrejt pagesës, shtetas të huaj, me qëllim që ata të kalonin ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në afërsi të fshatit Kalivaç, Pogradec, bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar. Shtetasi F. Q., sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip furgon u gjetën 29 emigrantë. 
 
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 30-vjeçari do t'i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së.   

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat  celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco