Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, dogji tokën e tij dhe të një personi tjetër, arresohet 1 person në Kavajë

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, dogji tokën e tij dhe të një personi tjetër, arresohet 1 person në Kavajë

11:23, 07/09/2023
A+ Aa A-

Një shtetas në fashtin Shtordhë të Kavajës është arrestuar për zjarrvënie. Shtetasi H.H ndezi zjarr për të djegur mbeturinat por dogji sipërfaqe toke të mbjella në pronësi të një shtetasi tjetër. 

Njoftimi i policisë Kavajë:

Kavajë/Policia identifikon dhe vë në pranga një tjetër autor të krimit të zjarrvënies.

Ndezi zjarr, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë dogji disa sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të tij dhe të një shtetasi tjetër, vihet në pranga.

Sapo u njoftuan për një vatër zjarri, në fshatin Shtordhë, Kavajë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe arrestimin e autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit H. H., banues në këtë fshat.

Shtetasi H. H. kishte ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, për djegien e disa mbeturinave, dhe për shkak të përhapjes së flakëve, janë djegur disa sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të tij dhe të një shtetasi tjetër.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco