SYRI TV/ 20 vite pa transport hekurudhor, banorët e Vlorës kërkojnë rikthimin e trenave

SYRI TV/ 20 vite pa transport hekurudhor, banorët e Vlorës kërkojnë rikthimin e trenave

15:11, 06/09/2023
A+ Aa A-

Prej gati 20 vitesh, transporti hekurudhor në Vlorë nuk funksionin dhe është braktisur nga institucionet përgjegjëse. Banorët e lagjes ‘24 Maji’ ku ndodhet edhe stacioni i trenit i shkatërruar, kërkojnë rehabilitimin dhe rivendosjen në punë të transportit hekurudhor. Ata shprehen se lëvizja me tren do të ishte e nevojshme dhe më ekonomike për ata.

SYRI TV

Prej vitesh, rrjeti hekurdhuror në Vlorë nuk është rehabilituar nga institucionet përgjegjëse duke u lënë në harresë.

Siç duket nga pamjet në lagjen ‘24 Maji’ në Vlorë, godina e stacionit të trenit është amortizuar me xhama të thyer dhe braktisur, ndërsa binarët dhe shinat e trenit janë të mbuluar nga bari dhe mbeturinat.

Prej vitesh, transporti hekurudhor në Vlorë nuk funksionon dhe banorët zonës transportin për në qytete të tjera e bëjnë me furgon kur gjejnë në rrugë. Ata kërkojnë rivendosjen në punë të sistemit hekurudhor pasi udhëtimi me tren për ta është praktike dhe me kosto më të lirë.

Me amortizimi dhe braktisjen e rrjetit hekurudhor nga institucionet përgjegjëse, edhe zona duket se është braktisur nga vetë banorët e zonës duke mbetur vetëm një numër i vogël i tyre.

Hera e fundit që treni mbërriti në Vlorë dhe linja hekurudhore ishte funksionale, ishte në fund të vitit 2003. Për 20 vite tashmë Vlora vijon të mbetet pa transportin e saj hekurudhor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco