EMRI/ Po kthehej nga Dubai, arrestohet avokati që pagoi 120 mijë euro Dumanin për vrasjen e gruas

14:33, 06/09/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një person i shpallur në kërkim gjatë operacionit 'Plumbi i Artë'​.

Shtetasi Alban Bengasi është ndaluar në aeroportin e Rinasit, ku sipas burimeve për SYRI-n ishte duke u kthyer nga Dubai.

Avokatit Alban Bengasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit 'Plumbi i Artë', pasi kishte paguar 120 mijë euro Nuredin Dumanin që të vrisnin gruan e tij.

Njoftimi/ Policia e Shtetit

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Golden Bullet”.

Ndalohet në Rinas, një shtetas tjetër i shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni.

Në hyrje, në aeroportin e Rinasit, gjatë përpunimit të dokumentacionit të pasagjerëve, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar shtetasin A. B.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco