U arrestua për rrahjen me shkop bejzbolli të policit, Blerim Bullica mohon gjithçka

U arrestua për rrahjen me shkop bejzbolli të policit, Blerim Bullica mohon gjithçka

12:21, 05/09/2023
A+ Aa A-

Blerim Bullica, i dyshuar si një nga personat që dhunuan efektivin e policisë Ervin Fanaj dhe vëllanë e tij Bledar Fanaj në Kombinat, u la në masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës.

Bullica ka mbajtur qëndrim mohues për akuzën.

Ai deklaroi në seancë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se nuk e njihte policin e dhunuar. Teksa në momentin që është arrestuar nga policia, ka qenë në gjumë.

Sipas prokurorisë, nga veprimet e para hetimore, është zbuluar se Bullica bashkë me disa familjarë e rreth shoqëror ka qenë i pranishëm në skenat e dhunës së ndodhur në Kombinat ndaj efektivit të policisë, Ervin Fanaj dhe vëllait të këtij të fundit Bledar Fanaj. 

Për ngjarjen janë në kërkim edhe Besart Bullica, Shaban Bullica, Bekim Bullica, Benard Aliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco