Agjencia e Mbikqyrjes Policore tremb udhëtarët në Portin e Durrësit

Agjencia e Mbikqyrjes Policore tremb udhëtarët në Portin e Durrësit

11:19, 05/09/2023
A+ Aa A-

Ministria e Brendshme e drejtuar nga Taulant Balla, një  figurë kyçe e PS-së dhe krahu i djathtë i Kryeministrit si pika ndërlidhëse e tij me bandat, që nga ngjitja e tij në post ka filluar me energji  një fushatë PR për të hedhur mjegull mbi denoncimet e opozitës ndaj saj dhe zbukuruar imazhin sidomos tek emigrantët.

Së fundmi, sikurse ministria njofton vetë në Fb dhe publikon edhe fotografi, mësojmë se“një grup specialistësh nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore zhvilluan takime me qytetarë që udhëtonin përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Portit Durrës.”

Nëse disa javë më parë, ministri Balla i çuditi të huajt dhe emigrantët që po hynin në Shqipëri nga pikat kufitare duke u dalë përpara vetë për t’i mirëpritur, tani në kthim u ka dalë përpara Agjencia e Mbikqyrjes Policore për t'u prezantuar bëmat e veta duke ngjallur jo pak habi.  

Shkurt puna, kontrolle dhe polici si në pritje dhe në përcjellje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco