Pylli i Sodës/ Si po degjeneron 'mushkëria' e Vlorës

Pylli i Sodës/ Si po degjeneron 'mushkëria' e Vlorës

22:19, 04/09/2023
A+ Aa A-

“Stop” u ndal në Pyllin e Sodës, të cilin vlonjatët e konsiderojnë si “mushkëria” e Vlorës. Ky pyll artificial, është krijuar në vitet ‘60 me kontributin e ndërmarrjeve dhe të nxënësve dhe ka një sipërfaqe prej rreth 550 hektarë, nga Plazhi i Vjetër e deri në Zvërnec dhe një pjesë e tij është zonë e mbrojtur.

Ajo që pamë në Pyllin e Sodës është një panoramë e trishtë. Pemë të dëmtuara nga natyra ose nga njeriu me zjarre apo prerje pemësh.

Nëse nuk i kushtohet vëmendje, shumë shpejt mund të mos flasim më për Pyllin e Sodës.

Niko Dumani, ambientalist, shprehet se për ruajtur mushkërinë e qytetit të Vlorës, duhet të merren masa nga pushteti lokal.

“Pasuria e saj është jo vetëm drunore, por me ndikim të fuqishëm edhe në treguesit ekologjikë të Vlorës. Gjendja është në një status të degraduar. Degradimi vjen edhe për shkaqe natyrore, por shkaqet natyrore degradimin e sjellin në një periudhë të stërgjatur dhe shumë ngadalë. Faktori njeri këtë degradim e sjell me një shpejtësi të jashtëzakonshme”, tha ai./tvklan

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco