Në kërkim ndërkombëtar, policia për arrestimin e Behar Bajrit: Pritet ekstradimi drejt vendit tonë

Në kërkim ndërkombëtar, policia për arrestimin e Behar Bajrit: Pritet ekstradimi drejt vendit tonë

20:19, 04/09/2023
A+ Aa A-

Behar Bajri, emri i të cilit doli në përgjimet e operacionit “Metamorfoza” është arrestuar në Francë. Në një reagim zyrtar, policia e Tiranës ka bërë me dije se kapja e 43-vjeçarit u bë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Gazetarja Klodiana Lala ndau detaje në lidhje me arrestimin e Behar Bajrit në Francë. Ajo tha se Bajri ka qenë i shpallur në kërkim në kudër të operacionit Metamorfoza, teksa shtoi se së kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 6 persona të tjerë, ndër ta biznesmeni Pëllumb Gjoka.

“Falë bashkëpunimit është arrestuar i shumëkërkuar Behar Bajri, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia. Nga ky operacion janë arrestuar 6 persona të tjerë, emra të njohur të botës së krimit, ndërkohë 9 të tjerë, përfshirë Bajri ishin në kërkim. Duhet theksuar se referuar vendimit. Bajri në bashkëpunim me biznesmenin Pëllumb Gjoka, kishin realizuar vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020, i cili dyshohet të jetë bërë për Ervis Martinaj. Bajri dyshohet edhe për planet për të kryer vrasje ndaj një kundërshtari të tij”, raportoi gazetarja Lala.

REAGIMI I PLOTË:

Operacioni, falë shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë franceze.

Kapet në Francë, me qëllim ekstradimin, njëri prej shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Në vijim të punës gjurmuese dhe kërkimore, si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, mesditën e sotme, falë inteligjencës policore të siguruar nga Policia e Shtetit, shkëmbimit në kohë reale të informacionit, nëpërmjet oficerëve të kontaktit të Policisë së Shtetit dhe Policisë Franceze, si dhe koordinimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, u bë e mundur kapja në Francë, nga Policia franceze, e shtetasit shqiptar B. B., 43 vjeç.

Kapja e këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me Interpol Parisin, vijojnë punën për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, të 43-vjeçarit.

Kapja e këtij shtetasi tregoi edhe një herë bashkëpunimin serioz, profesional dhe të besueshëm mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve, si dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit, për të gjurmuar, lokalizuar, kapur dhe çuar para drejtësisë, shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco