FOTO/ Aksident në aksin rrugor Gramsh-Kodoviat, përmbyset makina

FOTO/ Aksident në aksin rrugor Gramsh-Kodoviat, përmbyset makina

18:10, 04/09/2023
A+ Aa A-

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Kodoviat, në afërsi të fshatit Mashan në vendin e quajtur “Dy Kthesat”.

Rreth prës 17:00, një automjet tip ‘Foristrad’ ka dalë nga rruga dhe është  përmbysur.

Në ndihmë u kanë ardhur banorë e rrugëtarë të rastit. Ende nuk dihet se sa persona udhëtonin me automjetin. Sakaq drejt vendit të ngjarjes është nisur ekipi i repartit të urgjencës së spitalit të Gramshit.

Ende nuk dihet nëse ka të plagosur apo viktima.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco