Aksident te 'Kali i Trojës' në Vlorë, lëndohen nënë e bijë

Aksident te 'Kali i Trojës' në Vlorë, lëndohen nënë e bijë

15:46, 04/09/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në kryqëzimin e quajtur “Kali i Trojës”, në Vlorë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 2 pasagjeret e njërës prej makinave të përfshira.

Sipas njoftimit të policisë, automjeti me drejtues shtetasin Sh. Xh., 59 vjeç, banues në Itali, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. T., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Nga përplasja janë dëmtuar pasagjeret në automjetin që drejtohej nga 59-vjeçari, bashkëshortja dhe vajza e tij, përkatësisht shtetaset V. Xh., 48 vjeçe, dhe I. Xh., 21 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në kryqëzimin e quajtur “Kali i Trojës”, automjeti me drejtues shtetasin Sh. Xh., 59 vjeç, banues në Itali, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. T., 23 vjeç, banues në Vlorë. Nga përplasja janë dëmtuar pasagjeret në automjetin që drejtohej nga 59-vjeçari, bashkëshortja dhe vajza e tij, përkatësisht shtetaset V. Xh., 48 vjeçe, dhe I. Xh., 21 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco