Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 22-vjeçari në Muriqan në tentativë për tu larguar

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 22-vjeçari në Muriqan në tentativë për tu larguar

11:39, 04/09/2023
A+ Aa A-

Një 22 vjeçar që ishte shpallur në kërkim nga policia e Krujës është kapur. 22 vjeçari ishte shpallur në kërkim  pasi kishte thyer masën e arrestit në shtëpi për veprën penale kultivim i bimëve narkotike. Shtetasi S.B 22 vjeç u kap në tentativë për tu larguar nga Shqipëria nga pika kufitare e Muriqanit. 

Njoftimi i policisë:

PKK Muriqan

Kapet një 22-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Krujës, si rezultat i verifikimeve të imtësishme nga shërbimet e Policisë Kufitare.

22-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Vrau babanë e tij duke vendosur eksploziv tek soba, gjykata e Vlorës lë në burg 23-vjeçarin

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, krahas angazhimit për t’iu ofruar shërbim korrekt shtetasve që hyjnë ose dalin nga kjo pikë e kalimit kufitar, vijojnë kontrollet dhe verifikimet e imtësishme për goditjen e paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve në kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

Si rezultat i verifikimeve dhe i shkëmbimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Krujë, u kap dhe u ndalua shtetasi S. B., 22 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ky Komisariat, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk është gjetur në banesën e tij, ku duhej të kryente masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Krujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco