I riu grek bie aksidentalisht në gropën e ashensorit të një pallati në Vlorë, transportohet në spital

I riu grek bie aksidentalisht në gropën e ashensorit të një pallati në Vlorë, transportohet në spital

22:19, 03/09/2023
A+ Aa A-

Një i ri grek ka rënë aksidentalisht në gropën e ashensorit të një pallati në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ndërsa raportohet se 22-vjeçari me inicialet H.S., banues në Greqi është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e Vlorës.

Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati shtetasi grek H. S., rreth 22 vjeç, banues në Athinë Greqi, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco