Grabiten 9 mijë euro në zyrën e një avokati

Grabiten 9 mijë euro në zyrën e një avokati

10:17, 03/09/2023
A+ Aa A-

Një shumë prej 9 mijë eurosh janë grabitur në zyrën e një avokati në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur, se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 autorët.

Gjatë operacionit të koduar ‘Office’, Policia e Tiranës thotë se ka sekuestruar veshje dhe sendet e përdorura gjatë grabitjes. Gjatë kontrollit në banesën e njëri prej autorëve janë gjetur 30 mijë euro, që janë sekuestruar si provë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Office", nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Vodhën një shumë parash, në një zyrë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen 30 mijë euro, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit të marrë se në një zyrë, disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë parash, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Office".

Në kuadër të tij u shpallën në kërkim shtetasit:

- E. (F). L., 40 vjeç, A. Rr., 51 vjeç, dhe E. Rr. (N)., 42 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, më datë 28.08.2023, kanë vjedhur 9000 euro, në kasafortën e një zyre avokatie. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. Rr., shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 30 mijë euro të dyshuara të vjedhura, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët i kanë përdorur gjatë vjedhjes.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco