Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

FOTO/ Dëshmia: Motra pinte, e qëllova për vetëmbrojtje, kërcënoi se do të na vriste

FOTO/ Dëshmia: Motra pinte, e qëllova për vetëmbrojtje, kërcënoi se do të na vriste

09:45, 03/09/2023
A+ Aa A-

Zbardhen detaje nga dëshmia e Marsela Pushanit, 40-vjeçares e cila akuzohet se paraditen e së shtunës ka vrarë me thikë motrën e saj, Amanda Pushani.

Marsela Pushani ka dëshmuar se nuk ka dashur ta vrasë të motrën e saj, por ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Dy motrat jetonin në të njëjtën banesë bashkë me të ëmën.

Image

Viktima, Amanda Pushani
 

‘Motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm, kemi pasur debat të vazhdueshëm pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Amanda fillimisht ka marrë një thikë dhe na ka kërcënuar mua dhe mamanë se do të na vriste’, mësohet se ka thënë Marsela Pushani në polici.

E arrestuara me profesion mësuese, ka treguar më tej se, situata është tensionuar dhe ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Amanda Pushani është qëlluar 1 herë në bark me thikë poshtë stomakut.

Fillimisht familjarët nuk kanë treguar, duke e raportuar në polici si vdekje natyrale. Mësohet se 37-vjeçarja pinte shumë alkool dhe kishte zënka të herëpashershme me motrën.

Image

E arrestuara, Marsela Pushani

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco