U arrestua për dhunën ndaj efektivit dhe vëllait të tij/ 29-vjeçari: Konflikti për një shumë parash

U arrestua për dhunën ndaj efektivit dhe vëllait të tij/ 29-vjeçari: Konflikti për një shumë parash

22:23, 02/09/2023
A+ Aa A-

Blerim Bulica, 29-vjeçari i cili së bashku me 4 persona të tjera, goditi një punonjës policie dhe vëllanë e tij, ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen.

Ai ka deklaruar se me vëllanë e efektivit, kishte konflikt për një borxh dhe njiheshin prej kohësh, teksa të dy janë me origjinë nga Kukësi.

Sipas Bulicës, konflikti ka qenë i hershëm, për shkak të një shume parash që nuk i është kthyer.

Ndër të tjera, i riu tha se është takuar disa herë me vëllanë e efektivit të policisë për t’u sqaruar dhe se gjatë kohës që kanë komunikuar së bashku, kanë fyer njëri-tjetrin.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet. Në kërkim janë shpallur Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica dhe Benard Aliaj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, dhe një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco