Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Dyshohet se është mbytur në lumin Devoll, nisin kërkimet për 80-vjeçarin në Belsh

Dyshohet se është mbytur në lumin Devoll, nisin kërkimet për 80-vjeçarin në Belsh

19:20, 02/09/2023
A+ Aa A-

Një 80-vjeçar me emrin Ramazan Arapi dyshohet se është mbytur në lumin Devoll. Në polici ka shkruar një 50-vjeçar, që ka denocnuar zhdukjen e babait të tij, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Policia dhe polumbarët po vazhdojnë kërkim në lumin Devoll. 

Njoftimi i Policisë:

Belsh Shtetasi T. A., 50 vjeç, ka njoftuar sallën operative, se në rrjedhën e lumit Devoll, dyshohet se është mbytur babai i tij, shtetasi R. A., 80 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh, i cili që prej datës 31.08.2023, ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe sëbashku me familjarët kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit. Familjarët kanë deklaruar se shtetasi R. A., kishte probleme të shëndetit mendor. Vijonë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit, me qëllim gjetjen e trupit të 80-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco