Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet kreu i Partisë Socialiste në Finiq

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet kreu i Partisë Socialiste në Finiq

22:52, 01/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Socialiste në bashkinë e Finiqit, i cili shërben njëkohësisht si këshilltar bashkiak në këtë bashki dhe drejtor i Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Sarandës është arrestuar mbrëmjen e sotme.

Mësohet se Thoma Kallojeri ka përfunduar në pranga pasi është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij.

Raportohet se 67-vjeçari u kap në flagrancë nga autoritetet e policisë rrugore të Sarandës me një sasi të lartë alkooli në gjak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco