Fëmijët nën 12 vjeç pa rrip sigurimi në makinë, policia ashpërson gjobat

Fëmijët nën 12 vjeç pa rrip sigurimi në makinë, policia ashpërson gjobat

21:46, 01/09/2023
A+ Aa A-

Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur 12 shoferë që lëviznin në mjet me fëmijë nën moshën 12 vjeç pa rrip sigurimi apo sistemet e fiksimit.

Përmes një njoftimi për mediat policia bën me dije kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative, nga 5000 deri në 15 000 lekë.

“Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e fëmijës, kur ai ndodhet aty në çastin e kryerjes së shkeljes”, thotë policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco