SYRI TV/ Rrezikohet shkëputja e masivit shkëmbor, Torovicë, banorët: Ndihemi të frikësuar

15:34, 01/09/2023
A+ Aa A-

Banorët e Torovicës rrezikohen çdo moment nga rënia e masivit shkëmbor nga mali që ndodhet pranë zonës. Ata jetojnë me friken se mund të përsëritet tragjedia e 5 viteve më parë ku si pasojë e rënies së gurëve nga mali, humbën jetën 3 persona. Banorët e Torovicës në Lezhë akuzojnë autoritetet lokale dhe vendore për neglizhencë dhe kërkojnë marrjen e masave sa më shpejt për tu garantuar sigurinë e jetës.

Syri tv

Banorët e fshatit Torovicë në Lezhë, kanë nisur të braktisin shtëpitë e tyre si shkak i rrezikut të gurëve që po ju rrezikojnë jetën. Edhe pse kanë kaluar 5 vite nga tragjedia, ku një masiv shkëmbor u mori jetën 3 pjesëtarëve të një familje, autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për sigurinë e jetës së banoreve.

Banorët e Torovicës thonë se jetojnë me frikë, pasi shkëmbinjtë janë një kërcënim serioz për zonën e banuar. Shkëmbinj të tjerë rrezikojnë të bien, ndërsa asnjë masë nuk është marrë pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, Emergjencave Civile dhe Bashkisë.

Ata thonë se çdo lëkundje sizmike, do të sillte tragjedi të madhe për shumë familje , ndaj apelojnë që shteti të marrë masa për shpërthimin e kontrolluar të gurëve që rrezikojnë të bien.

Nuk dihet ende se si do të veprohet në këtë zonë, por ajo që është e sigurtë ka të bëjë me faktin se nga mali vazhdojnë të bien gurë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco