I vuri zjarrin 5 hektarëve me bimësi në Lurë, në kërkim 32 vjeçari

I vuri zjarrin 5 hektarëve me bimësi në Lurë, në kërkim 32 vjeçari

13:28, 01/09/2023
A+ Aa A-

Policia e Dibrës ka shpallur në kërkim një 32 vjeçar pasi akuzohet se është autori i zjarrvënies, ku si pasojë  u dogj një sipërfaqe prej 5 hektarë me bimësi në Parkun Kombëtar të Lurës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë/ Dibër

Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogj një sipërfaqe e madhe me bimësi në Lurë,  Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Me datë 28.08.2023, Policia e Dibrës ka marrë njoftim se në një zonë me bimësi në Lurë, kishte rënë zjarr dhe si pasojë e erës zjarri po përhapej, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë ku në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, për shkak të terrenit të vështirë,  pas shumë orësh pune kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Në vijim të hetimeve të thelluara  për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin e zjarrvënies, specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Dibër, kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit S.K., 32 vjeç, banues në Lurë, pasi dyshohet se është autori i zjarrvënies, ku si pasojë  u dogj një sipërfaqe prej 5 hektarë me bimësi.

-Po nga këto shërbimet, u referuan materialet në Prokurori si "ngjarje aksidentale" , pasi dyshohet se aksidentalisht, ka marrë flakë dhe është djeguar automjeti i shtetasit Sh.C., që e kishte lënë parkuar në ambientet e një servisi në Maqellarë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco