Armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, në kërkim 66 vjeçari në Selenicë

Armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, në kërkim 66 vjeçari në Selenicë

11:38, 31/08/2023
A+ Aa A-

Një 66 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë mësohet se në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për posedimin e kundërligjshëm të një arme zjarri, në një banesë në fshatin Treblovë, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Vlorë, kanë ndërhyrë në këtë banesë dhe kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në të gjithë zonën

Si rezultat, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit kallashnikov dhe i një sasie të konsiderueshme municioni luftarak dhe është identifikuar dhe shpallur në kërkim 66 vjeçari në Selenicë.

Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco