Gjykata e Apelit të Posaçëm lë në burg të arrestuarit e ‘Metamorfozës’

Gjykata e Apelit të Posaçëm lë në burg të arrestuarit e ‘Metamorfozës’

10:21, 31/08/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në burg të arrestuarit e operacionit ‘Metamorfoza’.

Bëhet fjalë për biznesmenin Pëllumb Gjoka, prokurorin Xhevahir Lita, ish-shefin e operacionales, Oltion Bistri, ish-efektivin Adrit Hasanbegaj, Astmer Bilalin, Edmond Prekën, ky i fundit shoferi i biznesmenit Gjoka.

NJOFTIMI ZYRTAR

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 31.08.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 38 akti, datë 22.08.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimet e personave nën hetim P.Gj., Xh.L., E.P., A.H., O.B., ndaj vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 dhe nr. 97, datë 29.07.2023 (në lëndë të masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin P.Gj.

– Miratimin e vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin Xh.L.

– Miratimin e vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin A.H.

– Miratimin e vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin E.P.

– Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari O.B. dhe mbrojtësi i tij, ndaj vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco