Plagos me thikë 22-vjeçarin në Ballsh, arrestohet

Plagos me thikë 22-vjeçarin në Ballsh, arrestohet

10:16, 31/08/2023
A+ Aa A-

Një plagosje me thikë është shënuar në pedonalen e qytetit të Ballshit. Policia njofton se një 22-vjeçar është goditur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta nga një 38-vjeçar. Sipas policisë, i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa  autori vuante nga probleme të shëndetit mendor

Njoftimi i Policisë Mallakastër

Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, në pedonalen e qytetit, shoqërohet menjëherë 38-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) i përdorur nga ky shtetas.

Menjëherë pas njoftimit se në pedonalen e qytetit, një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), një shtetas tjetër, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë ndërhyrë dhe kanë neutralizuar autorin.

Për këtë rast u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, shtetasi E. M., 38 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), ndërsa i dëmtuari, shtetasi K. I., 22 vjeç, është në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco