Përdhunimi që tronditi Finiqin, nëna e 25-vjeçares kishte helmuar 4 fëmijët e saj

Përdhunimi që tronditi Finiqin, nëna e 25-vjeçares kishte helmuar 4 fëmijët e saj

20:51, 30/08/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ndodhi në rrethin e Sarandës të martën, ku një person është arrestuar pasi dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij.

Në fshatin Durmish të Finiqit, policia ka arrestuar një 57-vjeçar, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 25-vjeçare.

I prangosuri është Ramadan Rroko, i cili prej vitesh jetonte dhe punonte në Sarandë. Rreth një muaj më parë, vajza e tij, e cila pas divorcit të prindërve është rritur në shtëpinë e fëmijës në Durrës, kishte shkuar te i ati për pushime.

Në pallatin ku jetonin atë dhe bijë, kanë qenë fqinjët që pas zënkave të dëgjuara kanë lajmëruar policinë. Pas ndalimit, edhe vetë 25-vjeçarja ka pranuar që është abuzuar seksualisht nga  ati disa herë.

Banorët e zonës shprehen të tronditur për lajmin.

Një ditë pas ngjarjes të tjera detaje kanë dalë në dritë për historinë e familjes Rroko.

Dyshohet se 20 vite më parë bashkëshortja e Ramadan Rrokos, që vuante nga probleme të shëndetit mendor helmoi 4 fëmijët e saj, ku dy prej tyre humbën jetën, ndërsa vajza dhe një djalë mbijetuan.

Vajza u dërgua në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës, ndërsa për fatin e të vëllait nuk dihet asgjë. I ati i tyre Ramazan Rroko fill pas ngjarjes u zhvendos në fshatin Dërmish të Finiqit, ku jetonte i vetëm deri një muaj më parë./Euronews  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco