E zë traktori poshtë, humb jetën 45-vjeçari në Berat

E zë traktori poshtë, humb jetën 45-vjeçari në Berat

20:47, 30/08/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Sheq të Dimalitm, ku 45-vjeçari me inicialet R. D., ka humbur jetën pasi e ka zënë poshtë traktori me të cilin po punonte.

Policia e Beratit/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, shtetasi R.D., 45 vjeç, në fshatin Sheq, Dimal, duke punuar tokën me mjet bujqësor (traktor), dyshohet se aksidentalisht mjeti bujqësor është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Për pasojë 45-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco