VIDEO-SYRI TV/ Ngjarje e rëndë në Finiq, babai abuzon seksualisht me të bijën

18:22, 29/08/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Finiq, ku babai ka abuzuar seksualisht me të bijën. 24 vjeçarja, e cila prej vitesh kishte jetuar në shtëpinë e fëmijës në Durrës, kishte gjetur të atin pas 20 vitesh, por jetesa me të iu kthye në tragjedi. 57 vjeçari ka abuzuar seksualisht me vajzën tij, deri sa u prangos nga Policia e Sarandës.

Nga SYRI TV

Një 24-vjeçare ka denoncuar të atin për abuzim seksual. Ajo ka shkuar në policinë e Sarandës dhe ka treguar të gjithë atë çfarë i ka ndodhur për një periudhë rreth një mujore. E reja kishte qëndruar në jetimore prej rreth 20 vjetësh pasi prindërit e saj janë ndarë që kur ajo ishte vetëm 4 vjeçe. 24-vjeçarja kishte pak javë që ishte ribashkuar më të atin i cili jetonte në fshatin Dërmish të Sarandës.

Vajza ka treguar se babai i saj Ramazan Rroko prej se ka mbërritur në banesë është abuzuar në mënyrë sistematike. 57-vjeçari Rroko është me origjinë nga Lushnja dhe prej disa vitesh kishte marrë një banesë me qira në fshatin Dërmish të Finiqit. Burime bëjnë me dije se e reja ishte rritur në jetimore pasi nëna e saj ishte me probleme të shëndetit mendor.

Ndërsa kërkesa për ribashkim me të atin ka qenë një tragjedi pasi ajo ishte përballur me terrorin e të atit kishte filluar që kur ajo ka trokitur në banesën e tij. Pas denoncimit në polici 57-vjeçari është prangosur nga blutë e Sarandës ndërsa ndaj tij rëndon akuza e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë.

Ndërkohë një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë ku 67-vjecari Jorgo Shemsho ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare. E mitura ka deklaruar se e ka ngacmuar atë në banesën e të ëmës.

Burime bëjnë me dije se 67-vjeçari dyshohet të ketë lidhje intime me nënën e 15 vjeçares dhe duke shfrytëzuar afrimitetin më të ëmën ka ngacmuar edhe të miturën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco