Kakavijë/ Tentoi të kalonte kufirin pa deklaruar paratë, procedohet 39 vjeçarja

Kakavijë/ Tentoi të kalonte kufirin pa deklaruar paratë, procedohet 39 vjeçarja

16:23, 29/08/2023
A+ Aa A-

Policia Kufitare e Kakavijës ka proceduar penalisht një 39-vjeçari pasi ju gjetën një shumë e konsiderueshme parash të pa deklaruara në kufij.

Sipas policisë shuma e gjetur arrin në 11 150 euro të cilat janë sekuestruar nga ana e uniformave blu.

Njoftimi:

PKK Kakavije/Angazhim maksimal i shërbimeve të Policisë Kufitare, për të menaxhuar fluksin në hyrje/dalje, si dhe për të parandaluar dhe për të goditur krimet kufitare.

Goditet 1 rast i mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen 11 150 euro.

Procedohet penalisht 39-vjeçarja që nuk i deklaroi në dalje të RSh-së.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, në bashkëpunim me autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është konstatuar dhe goditur 1 rasti i mosdeklarimit të të hollave.

Në bazë të analizave të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasja K. Q., në çantën e së cilës u gjetën 11 150 euro që kjo shtetasje po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. Q., 39 vjeçe, banuese në Berat, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco