Kundërshtuan punonjësit e policisë, pranga dy vëllezërve në Sarandë

16:31, 28/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Sarandës ka arrestuar dy vëllezër. Në pranga kanë rënë shtetasit Gentjan Papagjika, 43 vjeç dhe Nevil Papagjika, 35 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Gjatë shoqërimit të shtetasit G. P., i cili ishte shpallur në kërkim policor pasi ka goditur punonjësit e një shoqërie private për sigurinë, në Kakome, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar dhe janë penguar për kryerjen e detyrës, nga 43-vjeçari dhe nga vëllai i tij, shtetasi N. P.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: 

Sarandë

Kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe i penguan ata për kryerjen e detyrës, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), njëri prej tyre i shpallur në kërkim.    

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit G. P., 43 vjeç dhe N. P., 35 vjeç, të dy banues në Sarandë.   

Gjatë shoqërimit të shtetasit G. P., i cili ishte shpallur në kërkim policor pasi ka goditur punonjësit e një shoqërie private për sigurinë, në Kakome, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar dhe janë penguar për kryerjen e detyrës, nga 43-vjeçari dhe nga vëllai i tij, shtetasi N. P.         

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco